Dr. Burim Zhuri

Fakultetin e Mjekësisë  dhe Specializimin në oftalmologji e kreu në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.

Gjatë specializimit ka kryer trajnime në Klinikën e syve në Leuven të Belgjikës.

Pas specializimit  ka vazhduar trajnimin, avansimin profesional në njërën prej Klinikave më të njohura në Stamboll – Retina Istanbul Institute.

Dr. Zhuri  ka përfunduar trajnimin për kirurgji refraktare në Poliklinikën “Svjetlost” në Zagreb të Kroacisë.

Është pjesëmarrës aktiv në kongrese dhe ngjarje të rëndësishme me karakter ndërkombëtar dhe vendor.

Pas aktivizimit në qendrën tonë  Dr. Burim Zhuri kreu aftësimin një vjeçar për  kirurgjinë vitreo-retinale në Alcon Training Center në Lubljanë.Ai është Kirurg Vitreoretinal i çertifikuar nga EU.

Dr. Burim Zhuri është kirurgu i parë vitreo-retinal rezident në Kosovë.