Dr.Islam Bytyqi

Dr. Islam Bytyqi përfundoi Fakultetin e Mjekësisë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.
Pas diplomimit punoi në disa institucione shëndetësore si mjek i përgjithshëm.
Në vitin 2006, Dr. Bytyqi përfundoi Specializmimin në lëmin e Anesteziologjisë me Mjekim Intenziv, pranë Qendrës Klinike Universitare të Kosovës.
Në po të njejtin vit ai filloi punën në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës si anesteziolog në njësinë e mjekimit intenziv.
Dr. Islam Bytyqi ka ndjekur një numër të madh të trajnimeve të organizuara nga ESSA, poashtu në Pragë përfundoi trajnimin special për anesteziologji.Ai është pjesëmarrës në kongrese të ndryshme me karakter vendor dhe ndërkombëtar.