Dr. Mirlinda Kubati-Ajeti mr.sci

Fakultetin e Mjekësise dhe specializimin nga oftalmologjia e kreu në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.

Mbrojti temën e magjistraturës me titull: “Ndikimi i Anomalive të Refraksionit në Manifestimin e Strabizmit Konkomitant”.
Është asistente në Katedrën e Oftalmologjisë në Fakultetin e Mjekësisë në Prishtinë.
Aftësimin profesional në vitet e fundit në lëmin e Strabologjisë e kreu pranë Prof. dr. sci. Orhan Kubati.
Gjatë 15 viteve të fundit ka punuar ekskluzivisht me fëmijë.Interesimi i lartë në Oftalmologjinë Pediatrike ka bërë që të jetë e pranishme në shumë kongrese nacionale dhe internacionale me shumë punime si autore dhe ko-autore.
Dr. Kubati-Ajeti poashtu ka përfunduar trajnimin në kirurgjinë refraktare në Poliklinikën “Svjetlost” në Zagreb të Kroacisë.