Dr. Muhamet Zekolli

Fakultetin e Mjekësisë e ka mbaruar në Qendrën Klinike Universitare të Tiranës – Shqipëri.

Specializimin në Oftalmologji e kreu në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.
Dr.Zekolli ka përfunduar trajnimin për kirurgji vitreo-retinale në Qendrën Klinike Universitare të Helsinkit në Finlandë. Në këtë qendër ka bërë edhe një trajnim të veçantë për onkologjinë okulare.
Është pjesëmarrës aktiv në kongrese dhe seminare oftalmologjike të rëndësishme me karakter ndërkombëtar dhe vendor.
Dr. Zekolli është Kirurg Vitreoretinal i çertifikuar nga EU.
Dr. Muhamet Zekolli është ndër kirurgët e parë vitreo-retinal rezident në Kosovë.