Prof.dr Naser Salihu

Është ekspert në kirurgjinë e segmentit të përparmë.

Prof. Salihu mbaruar trajnimet në qendrat më prestigjioze Europiane për oftalmokirurgji: Londër, Moskë, Madrid, Lubjanë, Romë, Stamboll etj.
Në vendin tonë është pioner në aplikimin e metodave moderne në trajtimin kirurgjikal të kataraktës, glaukomës, sistemit lakrimal si dhe kirurgjisë plastike-rikonstruktive.
Aktualisht është president i Shoqatës së Oftalmologëve të Kosovës. Ai poashtu është pjesëmarrës aktiv dhe prezantues i ftuar në shumë konferenca kombëtare dhe ndërkombëtare.