Eliminimi laserik i dioptrisë

Eliminimi i dioptrisë me laserët e gjeneratave të fundit është i pakontestueshëm dhe i sigurtë.

Në qendrën tonë është instaluar njëri prej laserëve më të sofistikuar Allegreto WaveLight Eye Q 400 Hz. Ky Laser posedon FDA licencë.

LASIK (Laser In Situ Keratomileus) është metodë  e zgjedhjes në shumë qendra të kirurgjisë refraktare ku përmes ekcimer laserit bëhet korigjimi i të metave refraktare: shkurtëpamësisë, largpamësisë dhe astigmatizmit.

Ekcimer laseri formon tufë te ftohtë e cila nuk e dëmton indin përreth, ndërsa në kontakt me kornenë, fotonet e energjisë së lartë prishin lidhjet molekulare në disa nivele. Në këtë mënyrë hiqen sasi shumë të vogla të indit të kornesë dhe eliminohet lakueshmëria e kornesë. Metoda me LASIK eliminon dioptrinë duke hequr një shtresë të hollë të kornesë me rreze-tufë laserike ku paraprakisht me mikrokeratom hiqet një membranë sipërfaqësore-flap. Me kthimin e membranës së formuar në pozitën normale, ajo ngjitet pas disa minutave dhe në këtë mënyrë përjashtohet përdorimi i pejve dhe fashës. Një kombinim i tillë i laserit dhe mikrokeratomit mundëson rehabilitim të shpejtë dhe komfort.