FAG

Angiografia fluoresceinike-FAG

Angiografia fluoresceinike-FAG është metodë e ekzaminimit me kontrast me anë të së cilës pasqyrojmë dhe zbulojmë ndryshimet të cilat ndodhin në retinë për shkak të sëmundjeve të ndryshme.

Kontrasti i quajtur fluorescein ipet në venen e dorës dhe pas disa sekondave arrinë në enët e gjakut të retinës. Pastaj fillohet të fotografohet pjesa e pasme e syrit me aparatin e quajtur fundus kamerë  ku përcillet se a po mbushen enët e gjakut me kohë dhe në mënyrë korrekte, a ka ndonjë rrjedhje gjatë fazave të angiografisë dhe kështu me rradhë.

Angiografia fluoresceinike përdoret për diagnostifikimin e shumë sëmundjeve si: retinopatia diabetike, degjenerimi senil i makulës, okluzioni i arterieve apo i venave në retinë, proceset inflamatore në retinë e të tjera.

Aparat i sofistikuar për fotografimin e pjesëve te mbrendshme të syrit.

Me të njejtin aparat realizohet edhe FAG (Angiografia fluresceinike).