Kirurgjia e Glaukomës

Është një sëmundje e cila karakterizohet me rritjen e shtypjes së syrit, ndryshime në nervin optik si dhe defekte në fushën e të pamurit.

Lajmërohet në të gjitha moshat, bile edhe te fëmijët e posalindur.

Për nga mënyra e paraqitjes mund të jetë akute dhe kronike.

Te rastet akute manifestohet me dhimbje koke të njëanshme, skuqje të syrit si dhe ndonjëherë shoqërohet edhe me të vjellura. Në rastet kronike sëmundja ka një ecuri të ngadalshme pa shenja karateristike duke e dëmtuar syrin në mënyrë të pakthyeshme. Në shumicën e rasteve lajmërohet pas moshës 40 vjeçare. Ankesa më e shpeshtë e këtyre pacientëve është ndrrimi i shpeshtë i syzave për afër. Te femijët me glaukomë të lindur prindërit vërejnë se fëmiu i tyre disi ka sy më të mëdhenjë se fëmijet tjerë të së njejtës moshë.

Trajtimi i kësaj sëmundjeje është medikamentoz si dhe kirurgjikal. Në princip, te çdo rast kur sëmundja nuk mund të kontrollohet me medikamente preferohet ndërhyrja kirurgjikale. Metodat më të shpeshta të trajtimit kirurgjikal janë: Trabeculotomia të cilën e aplikojmë te glaukoma e lindur si dhe metodat fistulizuese ( i-shanti, trabeculectomia ) që aplikohen te të rriturit.

Nëse kjo sëmundje nuk trajtohet me kohë pasojat janë të pariparueshme për të pamur. Nëse vëreni se fëmijet kanë sy të mëdhenjë si dhe keni nevojë ti ndrroni syzat për afër shpesh, duhet të paraqiteni te oftalmologu për një vizitë të detajizuar.