Kirurgjia e kataraktës

Janë disa metoda operative se si realizohet trajtimi operativ i kataraktës. Operacioni i kataraktës me prerje të vogël- fako metoda është një prej qasjeve më bashkëkohore që perdoret sot në trajtimin e kësaj sëmundjeje. Realizohet me anestezion topikal që nënkupton aplikimin e anestetikut lokal në formë pikash, operacioni realizohet pa dhimbje dhe pacienti pas intervenimit dërgohet në mjekim shtëpiak.

Zhvillimi i teknologjisë së thjerrëzave artificiale ka bërë të mundur që përveç operacionit te kataraktës në të njejtën kohë të bëhet edhe korrigjimi i anomalive refraktare paraprake siq janë: hypermetropia, myopia si dhe astigmatizmi.

Aplikimi i thjerrëzave PREMIUM (multifokale, multifokale torike) mundësojnë që pacientët të kene pamje të kënaqshme në të gjitha distancat e shikimit.

Në Qendrën tonë tani operacioni i katarktës është një intervenim pa dhimbje dhe efikas në kthimin e shikimit dhe rehabilitimin e shpejt të pacientit.