Klinika

Startuam ne vitin 1990 në Prizren.

Ishim të parët që implantuam thjerrzën artificiale në Kosovë.

Të parët implemetuam metodën e fakoemulsifikimit në Kosovë.

Në vitin 2008 themeluam Qendrën Laserike të Syrit në Prishtinë.

Vazhduam me aplikimin e metodave më të sofistikuara në diagnostifikim si dhe trajtimin kirugjikal të shumë sëmundjeve të syrit.

Të parët instaluam Laserin “Wave Light” për eliminimin laserik të dioptrisë. Njëri prej laserëve më të besueshëm në tregun botëror për kirurgjinë refraktare – eliminim të dioptrisë.

Në vazhdimisi jemi në trajnim të personelit mjekësor superior dhe të mesëm.

Ne vitin 2013 inaguruam edhe filialen e tretë, në qytetin e Pejës

Të gjitha këto vetëm që të jemi sa më afër jush,  pacientave tanë tu ofrojmë shërbime kulminante në trajtimin diagnostik si dhe kirurgjik të syrit.

Me tri qendra të specializuara në Prishtinë,Prizren dhe Pejë, me teknologjitë më të sofistikuara si dhe me personel professional jemi krenar që jemi lider në oftalmologjinë Kosovare – Regjionale.