Dr. Mirlinda Kubati-Ajeti

Fakultetin e Mjekësise dhe specializimin nga oftalmologjia e kreu në Prishtinë.Mbrojti  temën e magjistraturës me titull: “NDIKIMI I ANOMALIVE TË REFRAKSIONIT NË MANIFESTIMIN E STRABIZMIT KONKOMITANT”.

Është asistente në Katedrën e Oftalmologjisë në Fakultetin e Mjekësisë  në Prishtinë.

Aftësimin profesional në 7 vitet e fundit në lëmin e Strabologjisë e kreu pranë  Prof.dr. Orhan Kubati. Mori pjesë në kongrese dhe tubime me karakter ndërkombëtar dhe vendor, me shumë punime si autore dhe koautore.

Aktualisht është në trajnim të vazhdueshëm në kirurgjinë refraktare në Poliklinikën “Svjetlost” në Zagreb të Kroacisë.