Prof. dr. sci. Orhan Kubati

Fakultetin  e Mjekësisë e kreu në Zagreb. Specializimin e oftalmologjisë në Beograd. Studimet postdiplomike në Zagreb. Tezën e doktoraturës e mbrojti në Prishtinë nga dega e strabologjisë. U supspecializua nga dega e strabologjisë në Beograd, në Lyon te Francës dhe në Keln të Gjermanisë. Më se 80 kumtesa dhe punime shkencore të botuara si autor dhe koautor në ish-Jugosllavi dhe në tubime ndërkombëtare.Botues i tekstit të parë: “Oftalmologjia për studentë të mjekësisë dhe të stomatologjisë” së bashku me prof.dr. Qamil Haxhiun.Pjesmarës në shumë kongrese Europiane dhe Botërore me punime si dhe ligjërues i ftuar ne kongresin e 39-të Ndërkombëtar të Shoqatës së Oftalmologëve të Turqisë.Gjatë punës dhe aktivitetit shumë vjeçar pranoi një numër të madhë të mirënjohëjeve për kontributin shkencor në panelet ndërkombëtare të Kongresit të 39’të Kombëtar Oftalmologjik të Shoqatës Turke të oftalmologjisë më 2005, sikurse dhe mirënjohjet nga Universiteti i Prishtinës për merita dhe kontribut të jashtëzakonshëm në zhvillim dhe avancimin e procesit mësimor-shkencor më 1974, 1985, 2004 dhe 2007. Shoqata e Kosovës për aplikimin e ultratingullit në mjekësi e ka shpërblyer me mirënjohje për kontributin e dhënë në të gjitha simpoziumet dhe Kongresin e parë ndërkombtarë të ultrasonografisë diagnostike në mjekësi nga 2003-2006.Ai është edhe themelues i Qendrës Laserike të Syrit KUBATI.