Pacientët

Lumturije Zharku

Lumturije Zharku 1 Lumturije Zharku 2

 


Pacienti:   Amiri

Si keni kaluar ne intervenim Laserik?

Ne intervenim kam kaluar shumë mire, nuk kam pasur dhimbje fare.

A keni pasur frikë?

Para hyrjes në intervenim kam pasur frikë, por në momentin që kam hyre në intervenim më është larguar e tëra, sepse çdo hap isha I informuar se çka do të ndodhte me mua.

 A keni pasur dhimbje gjatë dhe pas Intervenimit?

Jo nuk kam pasur.

Si po ju duket shikimi një ditë pas intervenimit?

Shikimi është shumë i mirë, vetëm një ditë pas intervenimit Laserik.

Nga kush keni dëgjuar për këtë lloj trajtimi?

Kam hulumtuar shumë në internet për mundësitë e eleminimit të dioptrisë,      sepse syzet më bezdisnin. Kam gjetur Websajtin e Q.L.S. KUBATI dhe kam kërkuar informata shtesë, gjithashtu kam pyetur  miqtë që janë trajtuar në këtë   klinikë  dhe kanë rezultate të shkëlqyeshme.

Kush ju ka preferuar të trajtoheni te ne?

Kam dëgjuar shumë fjalë të mira për këtë klinikë, por veçanërisht një mik i imi më ka propozuar ta zgjedh problemin tim këtu.

A do t’i preferonit dikujt tjetër trajtimin me LASIK?

Natyrisht që po.


Pacienti : Kujtimi

Si keni kaluar në intervenim?

Shumë mirë.

A keni pasur frikë?

Pak ndjenjë frike por jo frikë.

A keni pasur dhimbje gjatë dhe pas intervenimit?

Jo nuk kam pasur as gjatë intervenimit as pas.

Si po ju duket shiqimi një ditë pas intervenimit?

Shumë mirë, si asnjëherë më parë.

Nga kush keni dëgjuar për këtë lloj trajtimi?

Përmes mjeteve të informimit (radio, Internet etj.).

Kush ju ka preferuar të trajtoheni te ne?

Kam qenë i bindur vet që të bëjë intervenimin.

A do t’i preferonit dikujt tjeter trajtimin me LASIK?

Po, qysh të nesërmen në mëngjes i kam referu miqve.


Pacienti: Isniu

Si keni kaluar në intervenim?

Mirë shumë.

A keni pasur frikë?

Jo.

A keni pasur dhimbje gjatë dhe pas intervenimit?

Pak pas intervenimit një dhimbje të lehtë, vetëm në syrin e djathtë.

Si po ju duket shiqimi një ditë pas intervenimit?

Mirë.

Nga kush keni dëgjuar për këtë lloj trajtimi?

Kam vizituar shumë klinika të syve këtu dhe jashtë vendit, dhe më kanë thënë që nuk mund të trajtohem me laser për eleminimin e dioptrisë. Në fund vendosa që ta vizitoj edhe këtë klinikë sepse kam dëgjuar fjalë të mira për këtë klinikë. Pas  kontrollave të shumta që më kanë bërë më kanë thënë se unë mund t’i  nënshtrohem intervenimit laserik.

Kush ju ka preferuar të trajtoheni te ne?

Një mik i imi.

A do t’i preferonit dikujt tjetër trajtimin me LASIK?

Gjithsesi. Jeta më është ndryshuar. Ndoshta do t’ju bezdis, do të ju thërras çdo muaj për të ju falënderuar përmes telefonit. Sa here të vijë në Kosovë do t’ju vizitoj.