Strabologjia

Strabizmi është devijim i syrit (boshtit optik) te njerit apo të dy syve. Devijimi mund të jetë brenda – kah hunda dhe quhet starbizëm konvergjent gjegjësisht me terminologji të re Esotropia, apo jasht që quhet strabizëm divergjent apo exotropia.

Devijimi i boshtit optik mund të jetë edhe lart – Hypertyropia dhe poshtë Hypotropia, apo mund të hasen kombinime të ndryshme, strabizëm horizontal me komponente vertikale, rrotulluese etj.

Me zhvillimin normal te syve dhe te rrugëve optike (rrugëve të të pamurit) zhvillohet edhe shiqimi binokular (shiqimi me dy sy). Shiqimi binokular duhet të jetë i koordinuar në mënyre që fotografitë e të dy syve të bashkohen në një dhe të fitohet një fotografi me shiqim tredimensional (stereoshiqimi).

Nëse mprehtësia e të pamurit nuk është e mirë dhe akset vizive nuk janë paralele nuk është i mundur zhvillimi i shiqimit stereoskopik.

Syrin e lëvizin 6 muskuj të jashtëm që janë:

Musculus rectus internus (muskuli i drejtë i brendshëm)

Muskulus rectus externus (muskuli i drejtë i jashtëm)

Muskulus rectus superior (muskuli i drejtë i sipërm)

Muskulus rectus inferior (muskuli i drejtë i poshtëm)

Muskulus obliquus superior (muskuli i pjerrët i sipërm)

Musculus obliquus inferior (muskuli i pjerrët i poshtëm) 

Strabizmi mund të jetë:

Paralitik

Konkomitant

 

Strabizmi paralitik: është ai lloj i strabizmit ku kemi parezë ose paralizë të ndonjërit prej muskujve të jashtëm të syrit

Strabizmi konkomitant: Devijimi i boshtit optik, si pasojë e çrregullimit të funksionit të muskujve të jashtëm të syrit.

Karakterizohet nga dy dukuri themelore

Çrregullim i shikimit binokular, dhe

Çrregullime senzorike

 

Mjekimi i strabizmit

Është me rëndësi që të fillojë sa më herët, gjegjësisht menjëherë sa të evidentohen çrregullimet okulomotore, gjë që jep sukses dhe rezultate më të mira.

Në esencën e shumicës së devijimeve qëndron anomalia e refrakcionit. Prandaj hapi i parë në mjekimin e secilit strabizëm është korrigjimi adekuat i anomalisë së refrakcionit.

Çrregullimet eventuale senzorike mjekohen në kabinete të specializuara ortopleoptike nga personeli i specializuar. Ushtrimet pleoptike kanë për qëllim mjekimin e ambliopisë ekzistuese, kurse ushtrimet ortooptike kanë për qëllim  mjekimin e çrregullimeve të të pamurit binokular.

Në fund, në rastet kur është e nevojshme (shumica) bëhet edhe mjekimi operativ.

Nëse devijimet ekzistuese fillojnë të mjekohen me kohë dhe drejt në shumicën e rasteve suksesi është evident si në aspektin e mjekimit të ambliopisë dhe çrregullimeve senzorike, ashtu edhe në aspektin estetik (drejtimin e bulbuseve të devijuara) .