• Eliminimi Laserik i Dioptrisë

    Eliminimi Laserik i Dioptrisë

    Eliminimi i dioptrisë me laserët e gjeneratës së fundit është i pakontestueshëm dhe i sigurt.
    Laseri WaveLight Allegretto Wave Eye-Q Laseri u krijua bazuar në një ide që dikur ishte vetëm imagjinatë: një sistem me kirurgji të shpejtë,  inovativ , besueshmëri të lartë dhe një koncept të qartë ergonomik.

    Në Qendrën tonë është instaluar njëri prej laserëve më të sofistikuar Allegreto WaveLight Eye Q. Ky Laser posedon FDA licencë.

    LASIK (Laser In Situ Keratomileus) është metodë e zgjedhjes në shumë qendra të kirurgjisë refraktare ku përmes ekcimer laserit bëhet korigjimi i të metave refraktare: shkurtpamësisë, largpamësisë dhe astigmatizmit.

    Ekcimer laser formon tufë te ftohtë e cila nuk e dëmton indin përreth, ndërsa në kontakt me kornenë fotonet e energjisë së lartë prishin lidhjet molekulare në disa nivele. Në këtë mënyrë hiqen sasi shumë të vogla të indit të kornesë dhe eleminohet lakueshmëria e kornesë. Metoda me LASIK eliminon dioptrinë duke hequr një shtresë të hollë të kornesë me rreze-tufë laserike ku paraprakisht me mikrokeratom hiqet një membranë sipërfaqësore-flap. Me kthimin e membranës së formuar në pozitën normale, ajo ngjitet pas disa minutave dhe në këtë mënyrë përjashtohet përdorimi i pejve dhe fashës. Një kombinim i tillë i laserit dhe mikrokeratomit mundëson rehabilitim të shpejtë dhe komfort.

  • Trajtimet Laserike

    Trajtimit me Nd-YAG LASER

    Pas operacionit të kataraktës te një numër i caktuar i pacientëve mund të formohet një shtresë, ndryshe e njohur si kataraktë sekondare.

    Në këto raste pacienti nuk ka nevojë t’i nënshtrohet trajtimit kirurgjik, por i nënshtrohet trajtimit me Nd-YAG LASER.

    Kjo metodë e sigurt dhe efikase për trajtimin e kataraktit sekondar, i mundëson pacientit përmirësimin e pamjes pa intervenim kirurgjik.

    yag-21-300x225
    yag-11-300x225
    Yag-laser. 1jpg

    Trajtimet me Argon Laser

    Retinopatia diabetike

    Diabeti është sëmundje kronike që atakon të gjitha organet në trupin e njeriut. Lidhur me këtë, edhe syri si organ mjaft i ndjeshëm është i atakuar nga diabeti.

    Ndryshimet diabetike në sy janë nga më të voglat deri te ato më të komplikuara, të cilat jo rrallë shpijnë deri në verbim.

    Trajtimi i hershëm dhe korrekt i sëmundjes së sheqerit parandalon komplikimet e rënda që mund të shfaqen në sy.

    Të gjithë që vuajnë nga diabeti duhet që së paku një herë në gjashtë muaj të bëjnë vizitë mjekësore oftalmologjike. Vizita përfshinë ekzaminimin klinik-biomikroskopinë indirekte e sipas nevojës edhe ekzaminimet e tjera si angiografia fluoresceinike dhe OCT. Pas këtyre ekzaminimeve vendoset për tretman të mëtutjeshëm.

    Tretmanet e mëtutjeshme përfshijnë aplikimin e laserit në retinë-laser fotokoagulimin e retinës e cila është metodë e zgjedhur te retinopatia diabetike, aplikimin e medikamenteve në brendësi të syrit si Avastin, Eylea apo Lucentis e deri te intervenimet kirurgjike – vitrektomia te rastet e rënda ku mjekimi konservativ nuk ndihmon më.

  • Trajtimet Kirurgjike

    Kirurgjia e Kataktës

    Operacioni i kataraktës me prerje të vogël- fako metoda është një prej qasjeve më bashkëkohore që përdoret sot në trajtimin e kësaj sëmundjeje. Operacioni realizohet me anestezion topikal që nënkupton aplikimin e anestetikut lokal në formë pikash, pa dhimbje dhe pacienti pas intervenimit dërgohet në mjekim shtëpiak.

    Zhvillimi i teknologjisë së thjerrëzave artificiale ka bërë të mundur që përveç operacionit të kataraktës në të njejtën kohë të bëhet edhe korrigjimi i anomalive refraktare paraprake siç janë: hypermetropia, myopia si dhe astigmatizmi.

    Aplikimi i thjerrëzave PREMIUM (Trifocal, Trifocal Toric, Multifocal, Multifocal Toric) janë ideale për shumë pacientë. Implantimi i këtyre thjerrëzave u mundëson pacientëve që të kenë pamje të kënaqshme në të gjitha distancat e shikimit.

    Implantimi i Thjerrëzave Fakike IOL

    Te pacientët ku korigjimi laserik i dioptrisë nuk është i mundur, vjen në konsiderim metoda e implantimit artificial të lensit.

    Lentet ArtiLens PIOLs (Artisan, Artisan toric, Artiflex and Artiflex toric) të miratuara nga FDA janë variante të disponueshme për të përmirësuar cilësinë e të pamurit.

    ArtiLens PIOLs janë lente fakike intraokulare të cilat fiksohen në iris. Këto lente janë të destinuara për korrigjimin e gabimeve refraktare, duke ju ofruar pacientëve cilësi të lartë të të pamurit dhe duke zvogëluar ose shmangur nevojën për syze ose lente të kontaktit. ArtiLenses janë dëshmuar si një nga lentet më të sigurta, efektive, me aplikueshmëri të gjerë si IOL-fakik, secondary / aphakic dhe trauma.

    Kirurgjia Vitreoretinale

    Kirurgjia e segmentit të pasmë ndryshe quhet edhe kirurgji vitreoretinale.

    Historiku i zhvillimit të saj është mjaft i gjatë por revolucionin më të madh e ka arritur në vitin 1974, kur Conor O’Malley për të parën herë, propozoi kirurgjinë vitreoretinale me tri porte apo kirurgjia “20 gauge”. Që nga atëherë kirurgjia vitreoretinale është avancuar dhe sofistikuar në vazhdimësi.

    Shumë sëmundje të retinës që më parë ishte e pamundur të trajtohen e të cilat jo rrallë çonin deri në verbim, mund të trajtohen me një sukses të madh. Sot përveç kirurgjisë vitreoretinale 20 gauge, aplikohet edhe metoda 23, 25 dhe 27 gauge, e njohur ndryshe si kirurgjia pa përdorimin e penjve, apo “suturless.”

    Vitrektomia është metodë shumë e sofistikuar kirurgjike e cila për tu realizuar kërkon personel të kualifikuar dhe teknologji shumë të avancuar.

    Kirurgjia e Glaukomës

    Është një sëmundje e cila karakterizohet me rritjen e shtypjes së syrit, ndryshime në nervin optik si dhe defekte në fushën e të pamurit.

    Lajmërohet në të gjitha moshat, si dhe te fëmijët e posalindur.

    Për nga mënyra e paraqitjes mund të jetë akute dhe kronike.

    Te rastet akute manifestohet me dhimbje koke të njëanshme, skuqje të syrit si dhe ndonjëherë shoqërohet edhe me të vjellura. Në rastet kronike sëmundja ka një ecuri të ngadalshme pa shenja karateristike duke e dëmtuar syrin në mënyrë të pakthyeshme. Në shumicën e rasteve lajmërohet pas moshës 40 vjeçare. Ankesa më e shpeshtë e këtyre pacientëve është ndërrimi i shpeshtë i syzave për afër. Te fëmijët me glaukomë të lindur prindërit vërejnë se fëmija i tyre disi ka sy më të mëdhenj se fëmijet tjerë të së njëjtës moshë.

    Trajtimi i kësaj sëmundje është medikamentoz si dhe kirurgjikal. Në parim, te çdo rast kur sëmundja nuk mund të kontrollohet me medikamente preferohet ndërhyrja kirurgjikale. Metodat më të shpeshta të trajtimit kirurgjikal janë: Trabeculotomia të cilën e aplikojmë te glaukoma e lindur si dhe metodat fistulizuese ( i-shanti, trabeculectomia ) që aplikohen te të rriturit.

    Nëse kjo sëmundje nuk trajtohet me kohë pasojat janë të pariparueshme për të pamurit. Nëse vëreni se fëmijët kanë sy të mëdhenj si dhe keni nevojë ti ndërroni syzat për afër shpesh, duhet të paraqiteni te oftalmologu për një vizitë të detajuar.

    GLAUKOMA-FOTO
    GLAUKOMA-2

    Dakriocistit Kronik

    Një sëmundje e cila lajmërohet në muajt e parë pas lindjes dhe karakterizohet me lotim të shtuar si dhe sekret në sy. Kjo si pasojë e mos hapjes së kanalit të lotëve, një proces i cili zakonisht ndodh te fëmijët e porsalindur.
    …Nëse me kohë kanali nuk hapet atëherë aplikohen procedurat invazive duke filluar nga sondimi, intubimi i gypave të silikonit e deri te dakriocistorenostomia, një procedurë mjaft e komplikuar kirurgjikale e cila ndërmerret atëherë kur metodat paraprake nuk kanë treguar rezultatet e dëshiruara.

    Pterygium

    Pterygium është një trekëndësh (krahë flutur) me ngjyrë rozë të hapur që rritet në drejtim të kornes së syrit. Fillon në konjuktivë nga ana e hundës. Mund të rritet ngadalë, por rrallë rritet në madhësi për të mbuluar bebëzen e syrit.

    Indikacionet për trajtimin kirurgjikal të pterygiumit janë:·

    • Përkeqësimi i shiqimit (astigmatizmi i rregullt në fillim dhe i parregullt në fazat e avancuara)·
    • Pengesë në lëvizje të bulbusit të syrit·
    • Iritim kronik·
    • Përsëritje e inflamacioneve·
    • Pengesë estetike

    Në qendrën tonë kirurgjia e Pterigiumit realizohet me metodën

     – Pterygium excision with Conjunctival auto-graft

    Pterygium - para operacionit

    Pterygium - një ditë pas operacionit

    Pterygium - pas tre muajsh

    Katarakta Kongjenitale

    Katarakta kongjenitale është një entitet i veçantë që nënkupton turbullimin e thjerrëzës që nga lindja.

    Mundet me qenë e njëanshme apo edhe ndonjëherë manifestohet në të dy sytë. Shkaqet e paraqitjes së saj janë të shumtë por ngarkesat gjenetike si dhe infeksionet virale në tremujorin e parë të shtatzënisë te nëna kanë një rol të veçantë. Shpesh prezenca e kataraktës te fëmijët e porsalindur është e shoqëruar edhe me anomali të ndryshme jo vetëm në organin e të pamurit por edhe në sisteme tjera të organizmit në kuadër të sindromeve të ndryshme.

    Trajtimi i kataraktës kongjenitale është operativ dhe duhet të realizohet sa më herët. Sa i përket implantimit te thjerrëzës intraokulare mendimet këtu janë të ndara. Disa mendojnë se ai mund të bëhet në një fazë më të vonshme kur syri konsiderohet se më nuk rritet por ka edhe të tillë që preferojnë implatimin gjatë operacionit të kataraktës.

    Sido që të jetë, pas intervenimit kirurgjikal fëmija duhet të jetë në përcjellje rigoroze nga ana e oftalmologut për të ndërmarrë të gjitha masat për preventimin e ambliopisë sepse vetëm operacioni i kataraktës te fëmijët e posalindur nuk nënkupton zgjidhjen e problemit!

    Dakriocistiti Neonator

    Një sëmundje e cila lajmërohet në muajt e parë pas lindjes dhe karakterizohet me lotim të shtuar si dhe sekret në sy. Kjo si pasojë e mos hapjes së kanalit të lotëve, një proces i cili zakonisht ndodh te fëmijët e posalindur.

    Trajtimi fillon me aplikimin e antibiotikëve si dhe prindërit udhëzohen për një masazh në regjionin e qeses së lotit. Nëse me kohë kanali nuk hapet atëherë aplikohen procedurat invazive duke filluar nga sondimi, intubimi i gypave të silikonit e deri te dakriocistorenostomia, një procedurë mjaft e komplikuar kirurgjikale e cila ndërmiret atëherë kur metodat paraprake nuk kanë treguar rezultet e dëshiruara.
    Të gjitha këto metoda aplikohen në qendrën tonë.

    Strabizmi

    Qëllimet kryesore të operacionit të strabizmit janë korrigjimi i pozitës së gabuar të muskujve ekstraokular dhe vendosja e shiqimit binokular nëse është e mundur. Megjithatë, hapi i parë në mjekimin e strabizmit është korrigjimi i anomalisë së refraksionit dhe preventimi ose mjekimi i ambliopisë.

    Operacionin duhet pritur deri në momentin e shërimit të ambliopisë funkcionale. Preferojmë të presim moshën 3-4 vjeçare atëherë kemi bashkëpunimin e fëmiut për të caktuar këndin objektiv dhe subjektiv të strabizmit.

    Disa autorë preferojnë operacionin që në fillim të paraqitjes së tij edhe në moshën një vjeçare, meqë ekziston mundësia e mbetjes së mikrostrabizmit , pa ndonjë domethënje estetike, por veprimi patogjen në zhvillimin senzoriel është i njëjtë si para operacionit.

    Tri llojet kryesore të operacionit janë:

    1. Dobësimi i muskujve
    2. Forcimi i muskujve
    3. Ndërrimi i pozitës së muskujve

    Procedurat e dobësimit të muskujve:

    1. Reccesion (Retropositio)
    2. Myotomy margjinale
    3. Posterior fixation suture (Faden procedure)

    Procedurat e forcimit të muskujve:

    1. Resection (Myectomy)
    2. Trucking (Duplifikimi, palosje)
    3. Anteropozicioni

    Trajtimi i Keratokonusit

    XL (Corneal Collagen Cross-Linking) është një metodë e re e trajtimit të Keratoconusit dhe metoda e vetme për të parandaluar progresimin e sëmundjes. Qëllimi i terapisë është forcimi i interkoneksionit të fibrave të kolagjenit korneal, kështu që stabilizon kornenë, ndalon hollimin e saj, pengon ngritjen-fryrjen (ectasia) dhe ndalon progresin e keratoconusit. Metoda kombinon rrezet ultravjollcë dhe vitaminën B2 (riboflavin).
    Kjo metodë mund të realizohet me ose pa gërryerje të epitelit korneal, ku më pastaj aplikohet riboflavinë në formën e pikave në interval kohor çdo 2 minuta – gjatë 15 minutave, derisa riboflavin të kaloj në anterior chamber dhe pastaj aplikohen rrezet ultraviolete.

    90% e këtyre rrezeve do të absorbohen në korne dhe nuk ka rrezik për lenten ose retinën.

    trajtimi i keratokonusit_1
  • Ekzaminimet

    Biomikroskopia

    Ekzaminimet në sy në Qendrën tonë kryhen përmes disa mikroskopëve shumë të përsosur të cilët janë të pajisur me kamerë me të cilën fotografohen të gjitha ndryshimet në segmentin e përparmë të syrit.

    Njëherit, të gjitha fotot ruhen në bazën e të dhënave gjë e cila na mundëson që sëmundjet e ndryshme në segmentin e përparëm të përcillen dhe të trajtohen me profesionalizëm të lartë.

    Ekzaminimi i Dioptrisë

    Ekzaminimi i dioptrisë në klinikën tonë realizohet me pajisje superiore Topcon TRK 1P(katër në një) që përmban katër funksione kryesore: matja e dioptrisë, matja e keratometrisë, pahimetria dhe matja e tensionit intraokular me ajër. Në punën tonë të përditshme ne hasim në shumë ankesa të përcaktimit jo adekuat të dioptrisë !

    Ky aparat është shumë i besueshëm dhe na diferencon prej të tjerëve në caktimin adekuat të dioptrisë. Klinika jonë ka krijuar një protokol ku secili pacient para ekzaminimit nga oftalmologu i nënshtrohet matjes së dioptrisë dhe tensionit intraokular me këtë pajisje.

    Topcon TRK 1P

    Topografia Korneale

    Pentacam HR – është fjala e fundit e teknologjisë që përdoret për analizën e segmentit të përparmë të syrit. Kjo aparaturë na mundëson analizën e hollësishme të strukturës topografike të kornesë dhe qasjen individuale ndaj çdo pacienti për eliminim laserik të dioptrisë.

    Me anë të kësaj pajisjeje arrijmë rezultate jashtëzakonisht të kënaqshme në eliminimin laserik të dioptrisë, që poashtu na mundëson vlerësimin e të dhënave individuale të çdo pacienti për matjen e relievit të kornesë. Analizat / rezultatet e marra nga kjo pajisje transferohen në softuer të laserit dhe duke përdorur metodën Topo-guided bëhet eliminimi i saktë i dioptrisë me rezultate superiore.
    Me anë të kësaj pajisje ne jemi 100% të sigurt në parashikimin e trajtimit laserik.

    Pentacam HR

    Pentacam HR

    Biometria

    Lens Star LS 900 Haag-Streight:

    E ardhmja fillon tani (këto janë fjalët e prodhuesit)

    Me aplikimin e thjerrëzave PREMIUM, në operacionet e kataraktës është paraqitur nevoja për instalimin e këtij aparati superior në matjen e gjatësisë boshtore , keratometrisë , ku më pastaj përcaktohet thjerrëza intraokulare.

    Matja është shumë e thjeshtë dhe e lehtë si për pacientin ashtu edhe për personelin.

    Ky është aparat i gjeneratës së fundit i cili 6 muaj pas lansimit në tregun botëror është instaluar edhe tek ne.

    Jemi krenar dhe ndihemi shumë të sigurt me posedimin e këtij aparati.

    Haag Streit Lenstar LS 900

    Haag Streit Lenstar LS 900

    Ultrazëri Ekografi

    Në rastet kur nuk mund të ekzaminohet (fundusi) pjesa e brendshme e syrit, shfrytëzohet ky aparat, ku me anë të ekografisë shiqohet brendësia e syrit dhe mund të konstatojmë dëmtimet eventuale në brendinë e syrit.

    Në qendrën tonë janë instaluar dy pajisje që përmbajnë nga tre sonda.
    Sonda e parë (A scan) shërben për matjen e gjatësisë boshtore – për përcaktimin e thjerrëzës intraokulare. Sonda tjetër (B scan) shërben për ekzaminimin e (fundusit) brendisë së syrit. Si dhe sonda e tretë shërben për matjen e pahimetrisë (trashësisë së kornesë).

    Nidek US 4000 Echoscan - Ultrasound

    Tomey UD 800

    Angiografia Flurosceinike

    Angiografia fluoresceinike-FAG është metodë e ekzaminimit me kontrast me anë të së cilës pasqyrojmë dhe zbulojmë ndryshimet të cilat ndodhin në retinë për arsye të sëmundjeve të ndryshme.

    Kontrasti i quajtur fluorescein jepet në venë dhe pas disa sekondave arrin në enët e gjakut të retinës. Pastaj fillohet të fotografohet pjesa e pasme e syrit me aparatin e quajtur fundus kamerë .

    Angiografia fluoresceinike përdoret për diagnostikimin e shumë sëmundjeve si: retinopatia diabetike, degjenerimi senil i makulës, okluzioni i arterieve apo i venave në retinë, proceset inflamatore në retinë e të tjera.

    Në klinikën tonë është instaluar aparati i gjeneratës së fundit Topcon TRC-NW8

    RC-TOP-NW8

    OCT

    OCT është një metodë për diagnostikimin e sëmundjeve të njollës së verdhë apo makulës dhe sëmundjeve të nervit optik. OCT bën skanimin në shtresa të retinës ku vihen në pah ndryshimet të cilat paraqiten si pasojë e sëmundjeve të ndryshme.

    Në ditët e sotme pa OCT nuk mund të imagjinojmë diagnostikimin dhe trajtimin korrekt të sëmundjeve të retinës në përgjithësi e sidomos të sëmundjeve të njollës së verdhë ose të makulës në veçanti.

    OCT përdoret për këto sëmundje: degjenerimi senil i makulës, retinopatitë diabetike, membrana fibro vaskulare me natyrë të ndryshme etj.

    Ndihemi krenarë për instalimin e OCT –së më të shpejtë në botë OCT REVO NX

    Revo NX

    Perimetria e Kompjuterizuar

    Perimetria është metodë jo invazive e ekzaminimit me të cilën detektohen ndryshimet në fushën e të pamurit për arsye të ndryshme e sidomos për shkak të dëmtimit të nervit të syrit apo nervit optik te pacientët që vuajnë nga glaukoma.

    Ne Qendrën tonë është i instaluar perimetri i tipit Optopol PTS 2000 tejet i besueshëm cili me precizitet detekton ndryshimet në fushën e të pamurit.

    OPTOPOL PTS 2000

    Strabizmi

    Qëllimet kryesore të operacionit të strabizmit janë korrigjimi i pozitës së gabuar të muskujve ekstraokular dhe vendosja e shiqimit binokular nëse është e mundur. Megjithatë, hapi i parë në mjekimin e strabizmit është korrigjimi i anomalisë së refraksionit dhe preventimi ose mjekimi i ambliopisë.

    Operacionin duhet pritur deri në momentin e shërimit të ambliopisë funkcionale. Preferojmë të presim moshën 3-4 vjeçare atëherë kemi bashkëpunimin e fëmijës për të caktuar këndin objektiv dhe subjektiv të strabizmit.

    Disa autorë preferojnë operacionin që në fillim të paraqitjes së tij edhe në moshën një vjeçare, meqë ekziston mundësia e mbetjes së mikrostrabizmit , pa ndonjë domethënje estetike, por veprimi patogjen në zhvillimin senzoriel është i njëjtë si para operacionit.

    Tri llojet kryesore të operacionit janë:

    1. Dobësimi i muskujve
    2. Forcimi i muskujve
    3. Ndërrimi i pozitës së muskujve

    Procedurat e dobësimit të muskujve:

    1. Reccesion (Retropositio)
    2. Myotomy margjinale
    3. Posterior fixation suture (Faden procedure)

    Procedurat e forcimit të muskujve:

    1. Resection (Myectomy)
    2. Trucking (Duplifikimi, palosje)
    3. Anteropozicioni
  • Raste emergjente

    Ne jemi të përkushtuar për t'ju shërbyer 365 ditë në vit!
    Konsulto Doktorin
  • Orari i Punës

    • E Hene - E Premte
      08:00 - 20:00
    • E Shtunë
      09:00 - 13:00

Cakto Termin