Qendra Laserike e Syrit Kubati është institucioni më i kompletuar në ofrimin e shërbimeve oftalmologjike në Kosovë. Institucioni ynë është themeluar në vitin 1990 në Prizren. Pas një pune të palodhshme dhe pas kërkesave të shtuara të tregut rezultoi me projektin madhor – themelimin e Spitalit Special të Syve Kubati në Prishtinë. Përderisa spitali gjendet në Prishtinë, ambulancat tona në Pejë dhe Prizren janë gjithashtu në shërbim të njerëzve në nevojë duke ofruar vizita cilësore oftalmologjike.
Aktualisht mëse shtatë specialist dhe mëse tridhjetë personel përcjellës ofrojnë shërbime oftalmologjike pacientëve nga Kosova dhe Regjioni.

Qendra Laserike e Syrit Kubati është krenare në ofrimin e shërbimeve kualitative pacientëve të saj, nga diagnostikimi, trajtime të ndryshme laserike deri te operimet e kataraktës, glaukomës, strabizmit, kirurgjisë vitreoretinale e shumë shërbime tjera kulminante. Duhet theksuar edhe departamentin e optikës me një shumëllojshmëri të kornizave për mosha të ndryshme.

Ishim të parët në Kosovë në implantimin e thjerrëzës artificiale gjatë vitit 1996 dhe të parët që aplikuam metodën e fakoemulsifikimit.
Ishim ne të parët në Regjion që instaluam një ndër laserët më të besueshëm të kirurgjisë refraktare në tregun botëror – “Wave Light Eye Q”.

Qendra Laserike e Syrit Kubati shquhet në aplikimin e metodave më të sofistikuara duke përdorur teknologjitë e fundit.

Në mënyrë që t’ju ofrojmë pacientëve tanë shërbime sa më kualitative, mjekët tanë dhe personeli përcjellës në vazhdimësi marrin pjesë në trajnime ndërkombëtare dhe kombëtare. Kjo na mundëson që t’ju ofrojmë pacientëve tanë shërbime të përditshme të kualitetit të lartë dhe zgjidhje të shpejta për probleme të retinës duke pasur në mesin tonë dy oftalmologët e parë rezident në Kosovë me Certifikata të kirurgjisë vitreoretinale të njohura ndërkombëtarisht.

Nga ekzaminimet rutinore, trajtimet laserike, operime të ndryshme deri në emergjencat në oftalmologji, mjekët dhe personeli në Qendrën Laserike të Syrit Kubati janë të përkushtuar t’ju dalim në ndihmë duke tejkaluar pritshmëritë e juaja. Ne besojmë që çdo pacient është mbi të gjitha dhe jemi krenar të jemi lider në oftalmologjinë Kosovare – Regjionale.