Një sëmundje e cila lajmërohet në muajt e parë pas lindjes dhe karakterizohet me lotim të shtuar si dhe sekret në sy.
Kjo vjen si pasojë e mos hapjes së kanalit të lotëve, një proces i cili zakonisht ndodh te fëmijët e porsalindur.
Nëse kanali nuk hapet me kalimin kohës , atëherë aplikohen procedurat invazive duke filluar nga sondimi, intubimi i gypave të silikonit e deri te dakriocistorenostomia, një procedurë mjaft e komplikuar kirurgjikale e cila ndërmerret atëherë kur metodat paraprake nuk kanë treguar rezultatet e dëshiruara.