Kirurgjia e Kataktës
Operacioni i kataraktës me incizion minimal-fako metoda është një prej qasjeve më bashkëkohore që përdoret sot në trajtimin e kësaj sëmundjeje
Operacioni realizohet me anestezion topikal që nënkupton aplikimin e anestetikut lokal në formë pikash, pa dhimbje dhe pacienti pas intervenimit dërgohet në mjekim shtëpiak.
Zhvillimi i teknologjisë së thjerrëzave intraokulare ka bërë të mundur që përveç operacionit të kataraktës në të njëjtën kohë të bëhet edhe korrigjimi i anomalive refraktare paraprake siç janë: Hypermetropia, myopia si dhe astigmatizmi.
Aplikimi i thjerrëzave PREMIUM me shumë fokuse dhe shumë fokuse torike dhe me shume fokuse Edof janë ideale për shumë pacientë. Implantimi i këtyre thjerrëzave u mundëson pacientëve që të kenë pamje të kënaqshme në të gjitha distancat e shikimit.