Kirurgjia Vitreoretinale
Kirurgjia e segmentit të pasmë ndryshe quhet edhe kirurgji vitreoretinale.
Historiku i zhvillimit të saj është mjaft i gjatë, por revolucionin më të madh e ka arritur në vitin 1974, kur Conor O’Malley për të parën herë, propozoi kirurgjinë vitreoretinale me tri porte apo kirurgjia “20 gauge”. Që nga atëherë kirurgjia vitreoretinale është avancuar dhe sofistikuar në vazhdimësi.
Shumë sëmundje të retinës që më parë ishte e pamundur të trajtohen e të cilat jo rrallë çonin deri në verbim, mund të trajtohen me një sukses të madh. Sot përveç kirurgjisë vitreoretinale 20 gauge, aplikohet edhe metoda 23, 25 dhe 27 gauge, e njohur ndryshe si kirurgjia pa përdorimin e penjve, apo “suturless.”
Vitrektomia është metodë shumë e sofistikuar kirurgjike e cila për t`u realizuar kërkon personel të kualifikuar dhe teknologji shumë të avancuar.