PËR NE

Të specializuar në ofrimin e trajtimeve të avancuara oftalmologjike!

Qendra Laserike e Syrit “Kubati” është themeluar në vitin 1990 në Prizren.

Pas një pune të palodhshme dhe me qëllim që të jemi sa më afër pacientëve tanë, për të përmbushur nevojat e tyre, QLS “Kubati” zgjeroi veprimtarinë e vet duke themeluar Spitalin Special të Syve “Kubati” në Prishtinë. Edhe pse spitali gjendet në Prishtinë, ambulancat/ ordinancat tona në Prishtine tek RrugaB, Pejë e Prizren janë në shërbim të të gjithë qytetarëve duke ofruar shërbime cilësore oftalmologjike.

Qendra Laserike e Syrit Kubati është institucioni më i kompletuar në ofrimin e shërbimeve oftalmologjike në Kosovë si nga aspekti i përgatitjes profesionale të personelit, poashtu edhe përditësimit të teknologjisë.

Ekipi i “Kubatit” përbëhet nga shtatë specialistë dhe më shumë se tridhjetë personel përcjellës që sigurojnë që të gjitha shërbimet oftalmologjike të ofrohen me cilësi të lartë dhe profesionalizëm për pacientët nga Kosova dhe Regjioni.

Vlerësimet pozitive dhe sukseset e arritura deri më tani, na bëjnë të ndihemi krenar për shërbimet që i ofrojmë, e në të njëjtën kohë na motivojnë që në mënyrë të vazhdueshme të rrisim gamën e shërbimeve.

Aktualisht, shërbimet tona fillojnë nga diagnostikimi deri te trajtimet e ndryshme lazerike, përfshirë operacionet për kataraktën, glaukomën, strabizmin, si dhe shërbime tjera të specializuara. Për më tepër, departamenti ynë i optikës ofron spektër të gjerë të xhamave dhe të kornizave për të përmbushur nevojat e të gjitha grupmoshave.

Inovacioni dhe aplikimi i teknologjisë së fundit kanë qenë dhe mbeten sinonim i punës sonë.

Disa fakte për ne

Numrat flasin vetë!

Sherbime
0 +
Vite eksperiencë
0 +
Personel mjekësor
0 +

Qysh në vitin 1996, ne ishim të parët në Kosovë për implantimin e thjerrëzave dhe zbatimin e metodës së fakoemulsifikimit. Për më tepër, instalimi i lazerit; Wave Light Eye Q" në atë kohë na bëri lider në rajon. Të motivuar nga suksesi dhe përmbujsha e nevojave dhe kërkesave të pacientëve tanë, vazhduam të ndjekim profesionalizmin dhe sigurinë maksimale për pacientët me instalimin e lazerit gjerman më të besueshëm dhe me koeficient tejet të lartë të sigurisë Schwind Amaris 1050hz.

Zhvillimi i vazhdueshëm profesional i mjekëve dhe personelit përcjellës, përmes pjesëmarrjes në trajnime profesionale dhe konferenca të ndryshme brenda dhe jashtë vendit, mundëson që shërbimet tona të jenë koherente me zhvillimet teknologjike dhe të ofrojnë zgjidhje sa më të shpejta gjatë trajtimeve oftalmologjike. Duke pasur në mesin tonë dy oftalmologët e parë rezident në Kosovë me Certifikata të kirurgjisë vitreoretinale të njohura ndërkombëtarisht, ne sigurojmë trajtim të shpejt dhe efikas gjatë trajtimit të problemeve të retinës. Poashtu në mesin tonë kemi për herë të parë në Kosovë edhe profesionist të subspecializuar për Uveite. Strabologjia ishte pikënisja jonë dhe vazhdon ndër gjenerata të jetë  pika jonë e fortë të cilës i dedikohemi me perkushtimin maksimal.

Nga ekzaminimet rutinore, trajtimet lazerike, operimet e ndryshme e deri në emergjencat në oftalmologji, mjekët dhe personeli ynë janë të përkushtuar t’ju dalim në ndihmë të gjithëve, duke përmbushur nevojat dhe tejkaluar pritshmëritë tuaja. Kjo na bën të ndihemi krenar, e njëkohësisht na obligon që po me të njëjtin angazhim e përkushtim të jemi sa më afër pacientëve.

Scroll to Top