OCT / ANGIO OCT
OCT është një metodë për diagnostikimin e sëmundjeve të njollës së verdhë apo makulës dhe sëmundjeve të nervit optik
OCT bën skanimin në shtresa të retinës ku vihen në pah ndryshimet të cilat paraqiten si pasojë e sëmundjeve të ndryshme.
Në ditët e sotme pa OCT nuk mund të imagjinojmë diagnostikimin dhe trajtimin korrekt të sëmundjeve të retinës në përgjithësi e sidomos të sëmundjeve të njollës së verdhë ose të makulës në veçanti. OCT përdoret për këto sëmundje: degjenerimi senil i makulës, retinopatitë diabetike, membrana fibro -vaskulare me natyrë të ndryshme etj.
Për të parë edhe më tej problemet e retinës të cilat nuk mund te indentifikohen vetem me OCT kemi edhe Angio OCT si modalitet, metodë kjo imazherike ,e cila ndihmon ne vizualizimin e enëve gjakut ne retinë.