Me të cilën detektohen ndryshimet në fushën e të pamurit për arsye të ndryshme e sidomos për shkak të dëmtimit të nervit të syrit apo nervit optik te pacientët që vuajnë nga glaukoma. Ne Qendrën tonë është i instaluar perimetri i tipit Optopol PTS 2000 tejet i besueshëm cili me precizitet detekton ndryshimet në fushën e të pamurit.
Strabizmi
Qëllimet kryesore të operacionit të strabizmit janë korrigjimi i pozitës së gabuar të muskujve ekstraokular dhe vendosja e shikimit binokular nëse është e mundur. Megjithatë, hapi i parë në mjekimin e strabizmit është korrigjimi i anomalisë së refraksionit dhe prevenimi- mjekimi i ambliopisë.
Operacionin duhet pritur deri në momentin e shërimit të ambliopisë funkcionale. Preferojmë të presim moshën 3-4 vjeçare, pasi që atëherë kemi bashkëpunimin e fëmijës për të caktuar këndin objektiv dhe subjektiv të strabizmit.