TRAJTIMET LASERIKE

Trajtimit me Nd-YAG LASER

Pas operacionit të kataraktës te një numër i caktuar i pacientëve mund të formohet një shtresë, ndryshe e njohur si kataraktë sekondare. Në këto raste pacienti nuk ka nevojë t’i nënshtrohet trajtimit kirurgjik, por i nënshtrohet trajtimit me Nd-YAG LASER.

Kjo metodë e sigurt dhe efikase për trajtimin e kataraktit sekondar, i mundëson pacientit përmirësimin e pamjes pa intervenim kirurgjik.

Trajtimet me Argon Laser

Retinopatia diabetike

Diabeti është sëmundje kronike që atakon të gjitha organet në trupin e njeriut. Lidhur me këtë, edhe syri si organ mjaft i ndjeshëm është i atakuar nga diabeti. Ndryshimet diabetike në sy janë nga më të voglat deri te ato më të komplikuara, të cilat jo rrallë shpiejnë deri në verbim.

Trajtimi i hershëm dhe korrekt i sëmundjes së sheqerit parandalon komplikimet e rënda që mund të shfaqen në sy.

Të gjithë që vuajnë nga diabeti duhet që së paku një herë në gjashtë muaj të bëjnë vizitë mjekësore oftalmologjike. Vizita përfshinë ekzaminimin klinik-biomikroskopinë indirekte e sipas nevojës edhe ekzaminimet e tjera si angiografia fluoresceinike, Angio OCT dhe OCT.

Pas këtyre ekzaminimeve vendoset për tretman të mëtutjeshëm. Tretmanet e mëtutjeshme përfshijnë aplikimin e lazerit në retinë-lazer fotokoagulimin e retinës e cila është metodë e zgjedhur te retinopatia diabetike, aplikimin e medikamenteve në brendësi të syrit si Avastin dhe Beovu e deri te intervenimet  kirurgjike – vitrektomia te rastet e rënda ku mjekimi konservativ nuk ndihmon më.

Scroll to Top