Trajtimi i Keratokonusit
XL (Corneal Collagen Cross-Linking) është një metodë e re e trajtimit të Keratoconusit dhe metoda e vetme për të parandaluar përparimin e sëmundjes
Qëllimi i terapisë është forcimi i interkoneksionit të fibrave të kolagjenit korneal, kështu që stabilizon kornenë, ndalon hollimin e saj, pengon ngritjen-fryrjen (ectasia) dhe ndalon progresin e keratoconusit. Metoda kombinon rrezet ultravjollcë dhe vitaminën B2 (riboflavin).
Kjo metodë mund të realizohet me ose pa gërryerje të epitelit korneal, ku më pastaj aplikohet riboflavinë në formën e pikave në interval kohor çdo 2 minuta – gjatë 15 minutave, derisa riboflavin të kaloj në odën e përparme dhe pastaj aplikohen rrezet ultraviolete. 90% e këtyre rrezeve do të absorbohen në korne dhe nuk ka rrezik për lenten ose retinën.