Ultrazëri Ekografi
Nidek US 4000 Echoscan – Ultrasound
Në rastet kur nuk mund të ekzaminohet (fundusi) pjesa e brendshme e syrit, shfrytëzohet ky aparat, ku me anë të ekografisë shikohet brendësia e syrit dhe mund të konstatojmë dëmtimet eventuale në brendinë e syrit.
Në qendrën tonë janë instaluar dy pajisje që përmbajnë nga tre sonda.
Sonda e parë (A scan) shërben për matjen e gjatësisë boshtore – për përcaktimin e thjerrëzës intraokulare. Sonda tjetër (B scan) shërben për ekzaminimin e (fundusit) brendisë së syrit. Si dhe sonda e tretë shërben për matjen e pahimetrisë (trashësisë së kornesë).